Ish deputeti i PD, Gent Strazimiri i bën thirrje demokratëve që të të ngrihen nga Shkodra deri në Vlorë për të mbrojtur Lulzim Bashën, pasi sipas tij kreu demokrat po kërcënohet. Ky reagim i Starzimirit vjen pasi Prokuroia e Tiranës thirri sot të pandehur kryetarin e PD, Lulzim Basha dhe dy drejtuesit e tjerë, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi, për lobimin me para ruse në SHBA.

“For Immediate Release! Qeveria kërcënon në mënyrë banditeske kryetarin e opozitës 2 herë rrjesht, në një sulm të koordinuar: – “me jetë”, nga Ministri i Policisë – “me burg”, nga prokuroria! Në një vend ku ndërkohë qeveria: – ka asgjesuar gjykatat, – ka imponuar politikisht kreun e prokurorisë, – ka nisur shkarkimin e Presidentit të Republikës, – qeverisja dhe parlamenti ka dalë zbuluar në bashkëpunim me mafian,

Opozita është i vetmi institucion ekzistenca e të cilit e lejon të kalsifikohet si “jozyrtarisht ne diktaturë” ! Prekja 1 qime floku e kreut të opozitës do të thotë zyrtarisht dhe faktikisht diktaturë! Në këmbë me çdo mjet e mënyrë, në mbrojtje të lirisë e demokracisë!!! #ngrehuni_dhe_bjerun #korrini_dhe_shtypini #që_nga_shkodra_gjer_në_vlorë ✌💪”- shkruan Starzimiri në facebook. (TemA)