Ata janë padyshim dy prej këngëtarëve më të preferuar për publikun shqiptar, të cilët prej vitesh tashmë i kanë dhuruar mjaft muzikës dhe skenës shqiptare.

Të ftuar në “Shiko kush luan” mbrëmjen e djeshme, Sinan Hoxha dhe Gena, në rubrikën “Shiko kush përgjigjet”, të moderuar nga Fifi, zbuluan se sa ishin paguar në koncertin e tyre të parë.

Gena u përgjigj se koncerti i tij i parë ka qënë para 27 vitesh dhe nuk është paguar fare. Nëse menduat se kjo është më e keqja që mund t`i ndodhte një këngëtari, nuk është kështu, më e keqja i ka ndodhur Sinanit.

Ai ka treguar se jo vetëm që nuk është paguar, por ka paguar për të kënduar në një koncert. “Unë kam paguar vetë nga xhepi im që të merrja pjesë në një koncert”, -është shprehur Sinani duke shtuar se dikur, në fillimet e tyre, pagesa nuk kishte fare rëndësi, pasi mjaftonte të këndoje në një koncert.