Iva Tiço është një ndër gazetaret më të njohura shqiptare, e cila së fundmi ka nisur pushimet ku dhe në profilin e saj në Instagram ka publikuar vazhdimisht disa foto nga vendi ku po pushon. Në fotot e fundit ajo shfaqet në një jaht teksa ka pozuar e veshur me rrobabanjo.

Gazetarja ka marrë shumë pëlqime dhe komente të ndryshme nga ndjekësit e saj, por komenti që mori vëmendjen e të gjithëve ishte ai i blogerit të njohur Olti Currit.

“Mbete jahteve do kujtojë dynjaja se je lidhur me ndonjë milioner larg qoftë”- ka shkruar Olti.

Ky koment nuk ka kaluar pa u vënë re nga ana e Ivës e cila menjëherë i ka kthyer përgjigje Oltit:

“Apapapapaaa ishalla ka dhe shpirtin e bukur dhe të ketë lexuar shumë libra s’e ti ma di standartin mua, nuk më hynë varkat në sy”- ka shkruar gazetarja duke e lënë me gisht në gojë.