Me rastin e Topit të Artë, çdo vit dikush rebelohet me skemat tradicionale. Shpesh duke votuar për personazhe që nga 99% nuk shihen aspak si kandidatë për të fituar ose edhe për t’u afruar. Edicioni 2019, i fituar për të gjashtën herë nga Messi, nuk ka bërë përjashtim.
Kështu, gazetari Hafiz Marikar, i “Daily News” dhe i Sri Lanka, ka përpiluar një listë me emra kuriozë, në të cilën nuk shifet asnjë nga renditja përfundimtare në vendet e para.

Cristiano Ronaldo, Mane, Salah? Jo! Më mirë Trent Alexander-Arnold (6 pikë), Lewandowski dhe portieri Ter Stegen sipas radhës. Pesëçja plotësohet me Aubameyang dhe Griezmann.