Dietologia e njohur Blerina Bombaj dhe burri i saj së fundmi kanë pasur 10-vjetorin e martesës.

Por çfarë ka ndodhur në këtë ditë të veçantë për ta?

Vetë dietologia tregon se burri i saj as që u kujtua për këtë datë. Ajo shprehet se atë natë ka gatur vetëm për tre persona. Në reagimin e saj Bombaj ka publikuar një foto ku shfaqet e vetme në kuzhinën e shtëpisë duke gatuar.

“Sot është 10 vjetori i martesës sime. Nuk preferova të nxjerr një foto ku dukemi një çift i lumtur, jo se nuk jemi, por sepse një martesë e shëndoshë është ajo në të cilën gruaja qëndron fort në këmbët e saj. Kështu që preferova të dal vetë, me këtë rast dhe meqë burri im as nuk u kujtua, makaronat i kam bërë vetëm për tre. Meqë ra fjala, edhe unë rastësisht u kujtova, të mos bëhemi shumë melodramatike”, ka shkruar ajo krahas fotos duke preferuar të tregohet e sinqertë me ndjekësit e saj, të cilët e kanë vlerësuar shumë për këtë.