Me dëmtimin e Daniele Dessena në Brescia-Fiorentina, skuadra e drejtuar nga Corini ka marrë një goditje të rëndë, duke qenë se futbollisti mund të ketë mbyllur sezonin.

Por, një lajm i mirë ka ardhur për “dallëndyshet”, duke qenë se rikuperohet Emanuele Ndoj, titullar i padiskutuar në fillim të vitit përpara se të dëmtohej në kavilje në korrik, duke qëndruar jashtë këto muaj.

Ndoj, pjesë edhe e kombëtares së Shqipërisë. mund të kthehet shumë shpejt në fushë, pasi ka nisur stërvitjen me Balotelli & Co. Ndoj ende nuk ka debutuar në Serie A, pikërisht për shkak të problemeve fizike, teksa në sezonin e shkuar, në Serie B, bashkë me Tonalin, ishin ndër më të dalluarit.