Fantastik Armando Sadiku! Sulmuesi i Kombëtares, ka gjetur rrugën e rrjetës në sfidën e sotme ndaj Deportivo La Korunjës, duke i siguruar një fitore tepër të rëndësishme Malagas në transfertë me rezultatin 0-2.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë 0-1, falë golit të realizuar nga Vilanueva në minutën e 42-të, ndërkohë për të hipotekuar triumfin mendoi bomberi Sadiku, i cili në minutën e 87-të gjeti rrugën e rrjetës, duke goditur me kokë nga jashtë zonës, pas një gafe të portierit kundërshtar.

Si Sadiku ashtu dhe Bare, u aktivizuan gjatë gjithë lojës, duke bërë një paraqitje mjaft të mirë. Me këtë 3 pikësh Malaga u ngjit në kuotën e 11 pikëve, duke dalë nga zona e ftohtë. Ndërkohë për Sadikun ky ishte goli i tretë në kampionat.

Sadiku gol on Vidnews.