Disa nga gafat e bujshme mund të ndodhin edhe në vitin 2019. Një tifoz i “çmendur” i skuadrës së Liverpoolit, të martën përjetoi emocionet e ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes “The Reds” dhe Bayern Munich … në Gjermani.

Paul – ky është emri i tifozit anglez – ishte në fakt i bindur se ndeshja e parë e raundit të 1/16-të do të luhej në Allianz Arena dhe kështu, siç e tha vetë, gjatë Krishtlindjeve ai rezervoi fluturimin për në Mynih.

“Gjatë pushimeve – shpjegoi tifozi i Liverpoolit – kam konsumuar disa birra më shumë dhe pasi kam marrë biletat për ndeshjen e parë, kam rezervuar fluturimet për në Mynih të bindur se takimi parë i Liverpool do luhej në Gjermani”.

Pali, megjithatë, nuk ka humbur vetëm nëpër qytet, siç shkruan Gazzetta dello Sport – por ai përfundoi duke ndjekur ndeshjen e Ligës së Kampionëve në një studio të organizuar nga televizioni gjerman, i ftuar si mysafir.

Një përvojë në çdo rast unik, e cila me siguri do ta mbajë mend përgjithmonë. (TemA)