Roza Lati është një perj emrave më të përfolur të shoëbizzit shqiptar, e cila njihet për karaketerin e çiltër dhe për të thënit e gjërave troç. Roza është shumë aktive në rrjetet sociale nga ku ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe ajo profesionale.

Së fundmi moderatorja ka bërë një njoftim se nuk do të frekuentojë një nga lokalet këtu në kryeqytet që deri më tani ishte i preferuari i saj, për shkak të një arsyeje që e ka sqaruar. Sipas saj në vendin që frekuentonte deri më tani është larguar pasi persona të tjerë apo klientë e fyenin figurën e saj.

“Për arsye të mos respektimit të rregullave për klientelën që pranojnë brenda, dhe fyerjet kundrejt figurës sime, unë jam tërhequr.”-shkruan Roza.