Futbolli shqiptar ka humbur sot një nga personazhet më personifikues të këtij sporti. Miço Papadhopuli në moshën 87-vjeçare është ndarë nga jeta për shkaqe natyrale, duke hidhëruar familjarët, të gjithë botën e sportit, por jo vetëm. Në karrierën e tij ai spikati me Partizanin ku fitoi gjashtë tituj kampion, ndërsa luajti edhe me përfaqësuesen kuqezi.

Pas futbollit Miço shkëlqeu edhe si drejtues, teksa për një periudhë ka qenë presidenti I federatës së futbollit, ndërsa së fundmi mbajti postin edhe të presidentit të nderit. Ndërkohë në nder të tij janë dhënë edhe titujt ‘mjeshtër i madh’ dhe mjeshtër I merituar’.

Duke filluar nga ora 12 janë mbajtur edhe homazhet në Muzeun Kombëtar, ku të pranishëm ishin shumë figura të sportit dhe të futbollit në përgjithësi, ndërsa nuk munguan as figura të politikës.