Vendi po kërcënohet nga zjarret ditët e fundit duke djegur sipërfaqe toke në zona të ndryshme.

Mesditëne sotme është përfshirë nga zjarri një sipërfaqe toke në Fushë Krujë.

Ngjarja ka ndodhur jashtë fabrikës së çimentos në fshatin Zallë.

Nga zjarri rrezikojnë dhe banesa dhe një biznes aty pranë.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për lokalizimin dhe shuarjen e plotë të flakëve.

Nga infromacionet e para dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.