Dardha, fshati i vendosur në shpatet malore të Moravës, mbetet një prej destinacioneve dimërore më të bukura në Shqipëri. Peisazhit pyjor, rrugicave të kalldrëmta dhe shtëpive të gurta u janë veshur centimetrat e para të borës çka e bën unike pamjen e këtij fshati ndërkohë që turistët e parë kanë nisur ta vizitojnë atë.

Kulinaria është një prej atraksioneve kryesor e krahas pamjeve mbresëlënëse të fshatit e pak më tej pista e skive pret të gjithë të apasionuarit pas sporteve dimërore.

Centimetrat e para të borës ja kanë shtuar fshatit hijeshinë e dimrit ndërsa Dardha mbetet pritëse dhe përcjellëse e një numri të lartë vizitorësh në këtë stinë.

Vetëm 18 km larg Korçës aventura dimërore po pret të apasionuarit pas turizmit të bardhë, ndërkohë që rezervimet në bujtinat dhe hotelet e Dardhës nisin herët pasi në fundjavë është e vështirë të gjesh vende.