Kjo javë e muajit gusht ka kaluar parashikimet dhe temperaturat kanë kapur shifra maksimale. Në vendin tonë termometri shënoi deri në 36-37 gradë dhe moti ishte mjaft i favorshëm për ata që kishin parashikuar të kalonin pushimet në plazh. Por, për ata që e kanë lënë të udhëtojnë drejt vendeve bregdetare këtë fundjavë, kemi një lajm të keq!

Sipas “Albeu.com” dita e shtunë do të shënojë një ndryshim drastik të motit dhe parashikohet të sjellë rënie të temperaturave dhe reshje shiu. Shtërngatat e shiut do të jenë prezente thuajse kudo dhe të dielën itensiteti i tyre do të ulet.