Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar sot për dhunën e ushtruar në stadiumin e Kamzës ndaj arbitrit Hamiti.

Përmes një konference të jashtëzakonshme, Tahir Kastrati tha se Shoqata e Arbitrave kërkon urgjentisht marrjen nën kontroll nga policia të stadiumeve shqiptare.

“Policia ia ka deleguar kompetencat privatit. Duhen marrë masa urgjente pasi jemi në rrezik për jetën” – tha Kastrati.

Ndërkohë, sipas Ilir Shulkut, raste të tilla mund të agravojnë, shkruan JavaNews.al

“Jemi në mes të kampionatit dhe ndodhin gjëra të tilla. Imagjinoni çfarë mund të ndodhë në fund të kampionatit kur ekipet rrezikojnë daljen nga kategoria” – tha sekretari i FSHF.

Ai shtoi se në kushte të tilla, FSHF do të jetë e detyruar ta pezullojë kampionatin.

“Ne presim një reagim nga Policia që të marrë përgjegjësitë e saj. Në të kundërt do ta shohim shumë seriozisht pezullimin e Kampionatit” – tha Shulku.

/java