Si përkujdeset një nënë për fëmijën e vet, nuk kujdeset askush në botë! As dadot e superpaguara, as askush! Supozohet se në familjen mbretërore çdo gjë ndryshon, por jo! Edhe në një familje mbretërore një fëmijë mbetet fëmijë si gjithë të tjerët dhe si i tillë meriton vëmendjen maksimale nga prindi! Ndoshta shumicës prej nesh na surprizon fakti se Kate Middleton përkujdeset vetë për rritjen e fëmijëve, por është e vërtetë!

Në përurimin e “FamilyLine”, një linje telefonike që ofron ndihmë për prindërit dhe kujdestarët, Kate rrëfeu vështirësitë e prindërimit. Përballë vullnetarëve, ajo u shpreh: “Të gjithë përjetojmë të njëjtën sfidë si prindër!” Një gjë është e sigurt nga e gjitha kjo! Vështirësia nga ana e prindit për rritjen e 3 fëmijëve është kolosale! Po ashtu Kate Middleton duket se po ja del më së miri. Hapi i parë i mirë është se po kujdeset vetë për ta, pasi rrallë persona në pozitën e saj mbretërore do e bënin! E përgëzojmë për këtë!