Prej ditës së djeshme Forumi Euro-Socialist Shqiptar (FRESSH) ka ngritur kampin në Jalë. Veç çlodhjes, argëtimit dhe mjaft lojërave, anëtarët e forumit do informohen edhe mbi mjaft çështje me tematikë politikën, një ndër to do jetë edhe akademia verore.

Përmes akademisë verore të rinjtë, pjesëtarë të kampit, do informohen kryesisht mbi politikat vendore për t’u përgatitur dhe asistuar në fushatën zgjedhore të vitit 2019.

“Sot FRESSH filloi Akademinë Verore në Jal 📖 ✏ Të rinjtë e qarqeve të Vlorës, Beratit, Shkodrës, Lezhës dhe Elbasanit do të trajnohen mbi hartimin e politikave lokale, ngritjen dhe lobimin per kauza komunitare”shkruan Hysko përmes një statusi në rrjetin social Facebook

Kryetari i FRESSH Eljo Hysko i shoqëruar nga deputeti socialist Alket Hyseni shprehet se e gjithë kohëzgjatja e qëndrimit të të rinjve në këtë kamp është e mbushur me një axhendë të ngjeshur, plot aktivitete.

Në kamp pati edhe një vizitë surprizë, këngëtari i njohur Ledri Vula ishte i pari i një sërë VIP-ash që pritet të vizitojnë kampin në ditët në vijim.