Bayern Munich ka pësuar një humbje të rëndë në javën e 10-të të Bundesliga-s pasi është mundur 5-1 në fushën e Eintracht Frankfurt, ish-skuadra e trajnerit të bavarezëve, Niko Kovac.
Ka nisur gjithçka keq për kampionët në fuqi të Gjermanisë, të cilët kanë mbetur me 10 lojtarë pas kartonit të kuq direkt të marrë nga Boateng. Vendasit kanë përfituarnga suprioriteti numerik duke shënuar dy gola t ë shpejtë me Kostic (25′) dhe Sow (33′).

Miqtë kanë ngushtuar diferencat me Lewandowski-n (37′), por janë shpërbërë në pjesën e dytë, në të cilën kanë pësuar edhe katër gola të tjerë të shënuar nga Abraham (49′), Hintergger (61′) dhe Pacienca (85′). Në golin e fundit të vendasve ka qenë protagonist edhe ish-dështimi i Milan-it, Andre Silva, i cili ka dhënë asistin.

Nga kjo humbje e rëndë e Bayern-it kanë përfituar dy Bourssia-t, ajo e Monchengladbach ka përforcuar kreun falë fitores 2-1 të marrë në fushën e Leverkusen, ndërsa Dortmund-i është ngjitur në vendin e dytë pasi ka mundur 2-0 në shtëpi Wolfsburg falë golave të Hazard (52′), Guerreiro (58′) dhe Gotze (88′, pen).

Nuk përmbahet Leipzig, që ka shkatërruar Mainz-in me rezultatin e thellë 8-0. Protagonisti i ndeshjes ka qenë sulmuesi Werner, i cili ka realizuar tre gola.

Në fund, lajme të këqija për Werder-in e Milot Rashicës, që ka barazuar 2-2 në shtëpi me Freiburg. Ylli i Kosovës ka qenë përsëri protagonist, duke zhbllokuar ndeshjen në minutën e 9-të.