Mesa duket Franceska po shijon pushimet brenda në Shqipëri dhe pikërisht në plazhin e Gjirit të Lalzit. Ajo ka ngritur më tepër temperaturat duke marrë poza provokuese në rërë dhe duke ekspozuar hiret e saj para diellit.

“Ashtu si ju pëlqen”, ka shkruar Françeska pranë postimit të fotografisë tek e cila ka marrë si zakonisht komente të shumta nga më të ndryshmet.

Françeska konsiderohet si një ndër femrat më seksi shqiptare dhe mesa duket do vazhdojë të konsiderohet si e tillë edhe për shumë kohë.