Modelja dhe ish-banorja e “Big Brother”, Françeska Jaçe, është kthyer në një ndër vajzat më të komentuara në mediat sociale.

Ajo publikon vazhdimisht foto shumë provokuese të cilat marrin goxha vëmendje. Mbrëmjen e sotme modelja bukuroshe ka publikuar një foto, me anë të së cilës është e sigurt që i ka mahnitur fansat e saj.

Ajo shihet komplet e lagur nga shiu, pranë një makine e cila ndodhet e parkuar në një skaj të rrugës, shkruan Xing.

Mbi të gjitha Françeska mban të veshur në trup rroba banje që si gjithmonë i kanë vënë në pah format perfekt trupore.

Në foton në fjalë ajo ka shkruar: “Dhe shiu pikë pikë”. Si çdo herë tjetër Françeska ka arritur të tërheqë vëmendjen e ndjekësve të saj të cilët nuk kanë hezituar të komentojnë.