Nuk kanë të sosur ndjekjet penale për ish presidentit francez Nicolas Sarkozy. Pasi kapëceu, jo me pak humbje, një seri kalvaresh gjyqësor për akuzat e finacimeve të paligjshme nga ana e Libisë në fushatën elektorale të vitit 2007 dhe akuzave për ndikim përmes korrupsionit ndaj një gjykatësi të lartë të Gjykatës së Kasacionit, ish presidenti francez do të duhet të dalë në gjyq për parregullsi në financimin e fushatës elektorale të vitit 2012.

Sarkozy përballet me akuzën se ai ka falsifikuar fatura të shumta me qëllim fshehjen e 22.5 milionë euro të shpenzuara në fushatën e përballjes me François Hollande. Së bashku me Sarkozy, janë të akuzuar në lidhje me çështjen edhe 13 persona, disa prej të cilëve punonjës të agjencisë Bygmalion, e cila u morr me organizimin financiar të fushatës.

Nicolas Sarkozy, edhe pse gjithmonë i ka mohuar akuza duke u mbrojtur se nuk ka patur dijeni të këtyre shpenzimeve, rrezikon deri 1 vit burg.