Taksat shtesë për korporatat gjigande të teknologjisë, si Amazon, Apple, Google dhe Facebook mund të shtojnë deri në 500 milionë euro ($ 568.3 milionë)në buxhetin e Francës çdo vit, sipas ministrit francez të financave Bruno Le Maire.

Taksat e reja, të quajtur GAFA (me emrin Google, Apple, Facebook dhe Amazon), synojnë gjigantët e huaj të korporatave me të ardhura dixhitale në të gjithë botën prej së paku 750 milion euro dhe të ardhura prej më shumë se 25 milionë euro në Francë. Një projektligj do ti dorëzohet kabinetin qeveritar para të mërkurës, që të paraqitet në parlament.

Taksa shtesë prej tre për qind do të aplikohet në të ardhurat e të paktën 30 korporatave, shumica e të cilave janë amerikane, duke përfshirë Uber, Airbnb dhe Booking, sipas ministrit.

Megjithatë, draft dokumenti gjithashtu liston firmat kineze, gjermane, spanjolle dhe britanike, së bashku me specialistin francez të reklamave në internet, Criteo.

Ky veprim është parë si një çështje e drejtësisë fiskale, tha Le Marie, duke theksuar se firmat e vogla dhe të mesme evropiane aktualisht paguajnë 14 për qind më shumë se gjigandët dixhitalë.

Taksa e re nuk do të zbatohet për të ardhurat e fituara nga kompanitë që shesin prodhimet e tyre në faqet e tyre të internetit. Autoritetet franceze gjithashtu do të vendosin tatimin mbi shitjen e të dhënave personale për qëllime reklamimi.

Tatimi i GAFA është një nga kërkesat kryesore të protestuesve jelekverdhë që kanë demonstruar në të gjithë vendin për tre muajt e fundit.