Ndeshja e basketbollit SHBA-Brazil, për një moment ka kaluar në plan të dytë, kur kamerat kanë fokusuar një tifoze braziliane.

Aq “shokuese” ishte pamja e saj, sa nuk la indiferent as komentatorin e njohur Andrew Gaze, i cili për herë të parë në karrierën e tij 35-vjeçare, mbeti i shtangur gjatë një ndeshje.

Reagimi i Gaze është bërë viral në rrjet, ndërkohë që komentuesit shprehen se edhe pse Brazili humbi ndaj SHBA-së, e mori me vete një fitore, atë të tifozes që turbulloi gjithë stadiumin.(TemA)