Në vijim të aksionit të pastrimit të mbetjeve, bashkia e Pogradecit përfundoi pastrimin e mbetjeve urbane tek varrezat publike.

Sipas kryetarit të bashkisë, Ilir Xhagolli “situata kishte agravuar mjaft, por arritëm në kohë rekord t’i japim zgjidhje”.

Ai u shpreh se “në vijim do të bëhet edhe pastrimi i barërave dhe shkurreve nga punonjësit e pastrimit”.

Në të gjithë territorin, pushteti vendor ka nisur një aksion për pastrimin e mbetjeve urbane dhe inerte nga akset kombëtare dhe hapësirat e tjera urbane.

Në bashkinë e Pogradecit i është kushtuar veçanërisht rëndësi pastrimit të vijës liqenore, si dhe heqjes së mbetjeve anas rrugës hyrëse në qytet, ndërkohë që aksioni po vijon.