Juventusi ka “ndezur motorët” për sezonin e ri futbollistik. Natyrisht, këto janë ditët e para të stërvitjeve parasezonale, nën drejtimin e trajnerit Maurizio Sarri. Ditën e sotme, me bardhezinjtë është bashkuar edhe Cristiano Ronaldo, ndërkohë që pritet holandezi De Light. Merkatoja bardhezi mbetet e hapur, sidomos në dalje, teksa emra si Higuain, Khedira e ndonjë tjetër vështirë të mbijetojnë në realitetin e ri të “Zonjës së Vjetër”.

Nga ana e tij, presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, i krijoi vetes mundësinë e një pushimi të shkurtër në “Forte dei Marmi”, bashkë me partneren Denize Akalin dhe vajzën e tij, Vera. Me siguri, bashkëpunëtorët e tij, si Nedved dhe Paratici janë në veprim, duke u përballur me “temperaturat” e nxehta të merkatos së verës.