Hyrja para stadiumit të ri “Arenës Kombëtare” po shkon drejt fundit dhe gjithçka duket gati për sfidën ndaj kampionëve të botës, Francës më datë 17 nëntor.

Punimet në “Arenën Kombëtare” vijojnë me intensitet të lartë për të qenë gati edhe për ndeshjen testuese që do të luhet mes skuadrave të femrave Vllaznisë dhe Apolonisë.

Gjatë kësaj ndeshjeje testuese, UEFA do të marrë edhe vendimin final nëse ndeshja ndaj “Gjelave” do të luhet apo jo në këtë impiant.

Biletat për ndeshjen kundër Francës  kanë nisur të shiten në pikat e autorizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit teksa vihet re një interes i lartë për këtë ndeshje të parë në stadiumin e ri.