Kombëtarja kuq e zi mirëpret sot “gjelat” e Francës për ndeshjen e fundit të eliminatoreve për “Euro 2020”.

Ndryshe nga përballja me Andorrën, kjo e sotmja ka risjellë atmosferë në rrugët e Tiranës ku siç shihet edhe në fotot e mëposhtme qytetarët janë veshur me ngjyrat e Kombëtares dhe janë gati për super sfidën.

Një tjetër element që duket se ka ndikuar është padyshim edhe inagurimi i stadiumit “Air Albania”, i cili sot premton spektakël të garantuar.