Të gjitha Bashkitë e vendit e kanë nisur punën me pastrimin e të gjithë territorit të Republikës së Shqipërisë. Një rast i till i ka ardhur edhe Kryeministrit Rama në mesazh siç shihet edhe në fotot e mëposhtme ku një qytetar i ankohet Kryeministrit se në Golem, të Bashkisë Kavajë mbeturinat po hynin në det.

Fill pas denoncimit të qytetarit, Rama e ka drejtuar mesazhin në Bashkinë Kavajë e cila tanimë drejtohet nga socialistët. Reagimi ka qenë i menjëhershë siç shihet edhe në pamje punonjësit e Bashkisë KAvajë kanë shkuar dhe kanë pastruar zonën e plazhit.

Më poshtë ju sjellim mesazhet e qytetarit drejtuar Kryeministrit dhe pamjet si ishte dhe si u bë zona e ndotur në Golem: