Organizata jofitimprurese ”Green Line Albania”, e cila eshte edhe filiali zyrtar i Let’s do it World (organizata boterore e pastrimit te mjedisit) dhe e cila ka zhvilluar qe nga themelimi i saj me shume se 11 aksione pastrimi kombetare dhe 3  bregdeti, po ben pergatitjet e fundit per diten boterore te pastrimit, e cila eshte ne 21 shator 2019.

Me ane te nje posimi ne Facebook, organizata shkruan se sot ekipi i Green Line Albania u takua sot me përfaqësues të Bashkisë Durrës dhe organizatat e ndryshme në qytetin e Durrësit për të avancuar më tej me organizimin e Ditës Botërore të Pastrimit 21 Shtator – 2019.

Green Line Albania ne te gjitha aksionet ka patur nje organizim fantastik, duke bashkuar te gjithe institucionet e pushtetit lokal dhe qendror.

Postimi i plote:

 

Ekipi i Green Line Albania u takua sot me përfaqësues të Bashkisë Durrës dhe organizatat e ndryshme në qytetin e Durrësit për të avancuar më tej me organizimin e Ditës Botërore të Pastrimit 21 Shtator – 2019.

Bashkia Durrës do jetë pjesë e aksionit të madh të datë 21 Shtator duke premtuar të njëjtin nivel angazhimi si në 12 aksionet e mëparshme të zhvilluara në qytetin e Durrësit.

Edhe 5 Ditë na ndajnë nga Dita Botërore e Pastrimit – 21 Shtator 2019.