Pak ditë më parë në media u publikua një rast i tmerrshëm ku fëmijët kishin nxjerrë prindrit e moshuar nga shtëpia duke i lënë në rrugë. Të moshuarit të dy mbi 80 vjeç, sapo u bë ngjarja publike, u strehuan nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në qendrën publike polivalentë në Poliçan.

Mirpo, nuk mbaron me kaq. Të dy të moshuarit që kishin kaluar një peruidhë të vështirë, sot nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kujdes që ata të kryeninin kontrollin e plotë shëndetësor.

Mjekët kardiologë dhe gastrohepatologë të spitalit të Beratit kanë vizituar sot ciftin e të moshuarve, duke u kujdesur kështu që përpos strehimit edhe shëndeti i tyre të jetë nën monitorim të plotë./Lexo.al