Pas termetit gjithe qeveria, institucionet e emergjencave dhe te gjitha bashkite e vendit jane shtrire ne te gjthe territorin per tu njohur me demet dhe qendruar prane qytetareve per cdo problematike apo nevoje.

Kryeministri Rama ne takimet e zhvilluara ka ndare punet per secilin deputet, minister e kryebashkiak, per t’i qendruar prane qytetareve edhe pse rreziku tanime ka kaluar.

Ne vazhden e kesaj pune intensive, ministrja e Shtetit per Marredheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, diten e sotmen ne Kavaje mblodhi shtabin e emergjences se Bashkise bashke me kryetarin e bashkise dhe vizitoi zonen e Golemit, e cila eshte prekur nga termeti.

Spiropali ishte e shoqeruar nga kryetari i bashkise Kavaje, Redjan Krali.