Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë në Prishtinë ishte një festë e vërtetë për tifozët kosovarë të cilët në fillimin e sfidës ngritën pankarta dhe flamuj anglezë në shenjë mirënjohjeje dhe falenderimi për shtetin britanik që u ka hapur rrugët e vendit të tyre për të emigruar drejt Anglisë në një kohë shumë të vështirë për të gjithë kosovarët atë të luftës me serbët.