Misioni i veshtire per shpetimin e Alvinit te vogel qe ndodhej ne nje kamp ne Siri, eshte pasqyruar gjeresisht edhe ne mediat e Libanit.

Pas medias me te e madhe ne Liban edhe nje tjeter media e rendesishme atje i ka kushtuar nje artikull te posaçem ngjarjes dhe ka publikuar foto te reja te ministrit Lleshaj dhe Konsullit te Pergjithshem Nderit te Shqiperise ne Liban, Marc Ghorayeb, me Alvin e vogel pas nxjerrjes nga kampi.

Linku origjinal: http://www.alkalimaonline.com/Newsdet.aspx?id=433285

Sa i perket operacionit, gjithçka nisi pas takimit të Kryeministrit Rama me Conte. Rama i kërkoi ta ndihmojë me një operacion të përbashkët. Që të shtunën e kaluar në Siri ka shkuar ministri Lleshaj. Lleshaj ndodhet akoma në Siri me një grup të Forcave Speciale.

Nderkohe kryeministri Rama ka reaguar duke shkruar se:

ALVINI PO KTHEHET NË SHTËPI😍

Pas një jave në kufirin sirian, së bashku me një skuadër speciale të policisë sonë dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët italianë, ministri ynë i brendshëm po përcjell në këtë moment Alvinin në ambasadën italiane në Beirut, prej ku vogëlushi shqiptar do të pajiset me dokumentat e nevojshme e do të fluturojë drejt babait në Romë🤗

Një falenderim i veçantë për kryeministrin Giuseppe Conte, i cili u angazhua personalisht në ndjekjen e operacionit për palën italiane🇦🇱🤝🇮🇹

Faleminderit edhe dy organizatave humanitare që u bënë pjesë jetike e këtij operacioni tejet kompleks e të rrezikshëm, pa harruar konsullin e nderit të Shqipërisë në Liban, që luajti një rol të pazëvendësueshëm🙏

Por për ne, përpjekja nuk mbyllet këtu, sepse fëmijë e gra nga Shqipëria vazhdojnë të jenë peng në kampin-burg prej ku arritëm të nxjerrim Alvinin…