Reshjet e para të borës për këtë vit kanë rënë në zonën e Qafës së Malit në Fierzë, duke sjellë vështirësi edhe në qarkullim.

Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të një njoftimi për mediat lajmëron se ka rënë bora e parë për këtë vit ka rënë në Qafë Mali të Fierzës.

Po ashtu, ARRSH shprehet se të gjithë qytetarët që lëvizin në këtë aks rrugor, duhet që të kenë kujdes, pasi terreni paraqitet problematik.

“Pamje përgjatë aksit Qafë Mali-Fierzë, trashësia momentalisht ka arritur në 10 centimetra. Sapo filluan reshjet, u morën menjëherë masat e para të mirëmbajtjes dimërore.

Nisi puna për pastrimin dhe hedhjen e kripës. Automjetet që zgjedhin të kalojnë këtë aks të tregojnë kujdesin e duhur, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit”, deklaroi ARRSH.