Presidenti Ilir Meta i ka uruar sot 75 vjetorin e lindjes ish kryeministrit Sali Berisha, teksa ka postuar në rrjetin social dhe një buqetë me lule me dedikimin përkatës.

Por teksa lexon tekstin me urimin e Metës për ditëlindjen e dytë të Berishës, e ndryshuar për të qënë afër 16 tetorit, ditëlindjes së Enver Hoxhës, vihen re gabime drejtshkrimore dhe mungesë shkronjash.

Nuk besojmë se ka qënë ndonjë “kapriçio” e rrjetit social, por ajo që vihet re me sy të lirë është se shqipja e përdorur nga Ilir Meta të lë “pa frymë”.