Një foto bën sërish “lëmsh” portalet dhe mediet afër Partisë Demokratike. Iniciuar që nga dje, ku mediet e PD-së, publikuan një video ku një ish-oficer policie, Emiljano Nuhu akuzoi deputetët e PS-së, Taulant Balla e Rrahman Rraja se kishin e kishin kërcënuar për të mos arrestuar djalin e Rrajës, të tjera ndodhi interesante vazhdojnë.

Pasditen e sotme, një foto e shpërndarë në Facebook nga Juxhin Çela, një ish-aktivist i PS, ku shfaqej një vajzë e dhunuar barbarisht, u shpërnda në mediet e PD sikur ishte Xhisiela Maloku, vajza që denoncoi se ishte e dhunuar nga Rexhep Rraja në Fushë-Krujë.

Por, në një verifikim elementar  rezulton se fotoja e shpërndarë në media nuk është as Xhisiela Maloku, dhe ngjarja nuk ka ndodhur fare në Shqipëri.

Fotoja reale është publikuar në media në vitin 2015, dhe bëhet fjalë për një tjetër viktimë dhune, Tia Jade Edwards.

Fotoja origjinale e Tia Jade Edwarts, raporton Daily Mail më 2015
Tia Jade siç shkruan Daily Mail, është dhunuar asokohe në Wells nga dy gra më të mëdha se ajo në moshë dhe përfundoi në spital ku u trajtua për shumë kohë.