76 vjetori i Çlirimit të qytetit të Tepelenës është përkujtuar ditën e sotme me një progam të larmishëm aktivitetesh. Pjesë e organizimeve kanë qenë homazhe në varrrezat e dëshmorëve, çelja e një ekspozite me relike historike, vizita në muzeun e qytetit, organizimi i një aktiviteti jubilar, etj.

Pjesmarrës në këto aktivitete ishin Zëvëndëskryeminstri Erion Braçe, përfaqsues të institucioneve publike, pushtetit vendor, organizatës së veteranëve, etj.

Në organizimet e zhvilluara u revokua kontributi i formacioneve partizane dhe banorëve të Tepelenës për çlirimin e kësaj zonë nga okupatori nazifashist më 15 shtator 1943, duke qenë ndër qytetet e para të çliruara të vendit. Zona e Tepelenës i dha luftës antifashiste 416 dëshmorë, 6 prej të cilëve Heronj të Popullit.

“Lufta antifashiste ngelet ndër faqet e ndritura të historisë së popullit tonë”, u shpreh mes të tjerash në aktivitetet e zhvilluara në Tepelenë, Zëvendëskryemistri Erion Braçe.

Në vitin e 75 vjetorit të Çlirimit të atdheut në Qarkun e Gjirokastrës po zhvillohen një sërë aktivitetesh në përkujtim të datave dhe ngjarjeve të rezistencës antifashiste në Luftën e Dytë Botërore.