Nga Argjentina mbërrin një kuriozitet në lidhje me çiftin Icardi-Wanda Nara ndodhur një vit më parë, kur të dy nuk ishin ende të martuar dhe që po i kalonin pushimet në një jaht.

Historinë simpatike e ka zbuluar gazetari argjentinas, Angel de Brito, i cili shpjegon se si Wanda Nara e vetëdijshme se shumë femra të bukura po mundoheshin t’i afroheshin Mauritos së saj.

Gjithashtu, ajo ishte në dijeni për një telefon celular të dytë të cilin po e mbante sulmuesi, i cili të parin e përdorte për punë dhe të dytin për privatësi.

Pikërisht telefoni i dytë në atë ditë relaksi në një jaht, u bë mollë sherri për të dy.

Wanda e kishte parë se Icardit i kishte ardhur një mesazh aspak i pëlqyeshëm, saqë ajo pati reaguar aq ashpër sa që e kishte hedhur telefonin në det.

Një rast të cilin çifti e kishte kaluar menjëherë, por që e kishte shfaqur karakterin e zjarrtë të gruas dhe menaxheres së sulmuesit të Interit.