Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Shkodër. Viktima është Mehdi Kavaja rreth 60 vjeç, i cili është gjetur pa shenja jete në punishten e tij ne lagjen ‘Tophane’ të Shkodrës ku bënte riparime bravash të automjeteve. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se familjaret e kanë gjetur 60-vjecarin pa shenja jete.

Fillimisht u mendua se vdekja e tij ka qenë për shkaqe natyrale, por pas hetimit të kryer nga ana e policisë dhe ekspertizës mjeko-ligjore rezulton se vdekja ka ardhur si shkak i dhunës se ushtruar ndaj tij.Gjithashtu është konstatuar një vrimë në kokë dhe pas autopsisë është gjetur edhe një plumb brenda. Kane qene familjaret e tij qe kane gjetur 60-vjecarin të pa jete në punishten e tij dhe kanë njoftuar policinë e cila ka bëre edhe transportimin e trupit me anë të ambulancës në spitalin e Shkodrës.

Mehdi Kavaja kishte vite që kishte punishten në lagjen ‘Tophane’ ku kishte edhe shtëpinë, por nuk kishte konflikte me askënd. Ende nuk ka një piste rreth shkaqeve te kësaj ngjarje. Policia e Shkodrës ka nisur hetimin./BWj.j