Spitali Rajonal i Shkodrës po i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar detaje nga transformimi në të gjithë repartet e këtij spitali. Në kuadër të investimeve të qeverisë shqiptare në spitale dhe qendrat shëndetësore në vend, edhe në këtë spital është bërë e mundur rehabilitimi i ambienteve pritëse për qytetarët ndërsa në shërbimin e urgjencës po punohet intensivisht.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se po punohet intensivisht në spitalin rajonal Shkodër për riorganizimin dhe transformimin e shërbimit të urgjencës me standarde bashkëkohore.