U luajtën sot 3 prej ndeshjeve të javës së dytë të Superligës, teksa Flamurtari-Kukësi do të zhvillohet në orën 19:00

Kampionët e Partizanit fituan në transfertë minimalisht 1-0 me golin e Telushit, por që u mjaftoi për të marrë tri pikët e para në kampionat.

Skënderbeu përmbysi jashtë fushe Laçin. Golit të Nwabeuze në pjesën e parë të kurbinasve iu kundërpërgjigjën në të dytën Bregu dhe Otto John. Me fitoren 2-1 korçarët ngjiten në krye të renditjes me pikë të plota, në pritje të ndeshjes që do të zhvillojë Kukësi.

Dy ekipet që vijnë nga Kategoria e Parë, Bylisi dhe Vllaznia, e mbyllën pa gola sfidën mes tyre të zhvilluar në Ballsh.