Kombëtarja e Shqipërisë do të zbresë sot në fushë, ku do të përballet me përfaqësuesen e Islandës në stadiumin e Elbasanit, “Elbasan Arena”.

“BalkanWeb” sjell atmosferën para ndeshjes, ndërsa shihet se shkallët e stadiumit janë të boshatisura edhe pse duhet thënë se ka ende kohë për startimin e sfidës. Takimi i vlefshëm për eliminatoret “Euro 2020” starton në orën 20:45 minuta.

Kombëtarja e Shqipërisë synon të fitojë kundrejt Islandës, ndërsa trajneri Edoardo Reja dhe shkodrani Elseid Hysaj kanë premtuar se sfida e sotme do të jetë ndryshe nga ajo e Francës, ku djemtë e Kombëtares humbën në shifrat 4-1.