Lojtarët e Anglisë e kanë shfrytëzuar qendrën stërvitore të Southamptonit për t’u përgatitur për ndeshjen e së martës kundër Kosovës e vlefshme për eliminatoret në Euro2020.

Skuadra e Gareth Southgate do të presë Kosovën në “St Mary’s Stadium” në ndeshjen më të rëndësishme për fatet e kualifikimit.

Skuadra angleze e ka përdorur pishinën e brendshme në qendrën stërvitore të Southamptonit për u relaksuar përpara përballjes ndaj “Dardanëve”.