Ndryshe nga të tjerët, për Keisi Lushën të hënat janë të veçanta dhe ajo mezi i pret. Bashkëshortja e reperit Stresi, pak më parë nëpërmjet një fotoje ka zbuluar se përse për të hënat janë ditë speciale. “Të hënat janë ditët të cilat mezi i pres”, kishte shkruar Keisi në një postim, ndërkohë që në një tjetër tregoi se ishte nisur drejt Fushë-Krujës për të takuar bashkëshortin e saj Stresin i cili prej muajsh qëndron në qeli.

Siç dihet gjatë fundjavave në b.u.r.g nuk lejohen vizitat dhe për këtë arsye Keisit i duhet që të pres të hënat për të takuar partnerin e saj, Stresin.