Arbana Osmani ka ditur gjithmonë që ta mbajë profilin e saj të lartë, dhe ka ditur gjithmonë të përcjelli pozivitet dhe energji pozitive tek publiku.

Moderatorja njihet po ashtu si një njeri me shumë miqësi e një ndër shoqet më të mira sic të gjithë e dimë tashmë ,është pikërisht Xhemi Shehu, një tjetër ikonë e televizioneve shqiptare. Pikërisht ditën e sotme ka qenë Arbana e cila ka zgjedhur të ndajë një foto me fansat nga dreka me Xhemin, nga ku duken shumë të lumtura nën shoqërinë e verës.

Komenti mjaft i bukur i Arbanës ka qenë : Pjesa më e bukur e ditës? Dreka me zemrën time,- ka përfunduar ajo. Të dyja mjaft simpatike si gjithnjë dhe kimia mes tyre vihet re menjëherë.