Ka pësuar sërish ndryshime formacioni me transfertat më të shtrenjta në historinë e futbollit.

Me lëvizjen e Lucas Hernandez nga Atletico Madrid te Bayern Munich për 80 milionë euro, 23-vjeçari francez ka arritur të bëhet mbrojtësi i majtë më i shtrenjtë që ka pasur sporti më popullor në botë.

Në formacionin më të shtrenjtë të futbollit, i cili kalon shumën një miliardë euro, nuk ka vend për Lionel Messi, pasi ai që i vogël është bërë pjesë e akademisë së Barcelonës.

Kylian Mbappe, Neymar dhe Cristiano Ronaldo udhëheqin sulmin më të shtrenjtë në futboll, për t’u pasuar nga James, De Jong, Pogba dhe Coutinho.

Laporte, Van Dijk dhe Hernandez janë në mbrojtje, ndërsa në portë është portieri i Chelsea, Kepa.