Kohët e fundit reperja e njohur Loredana ka qenë në qendër të vëmëndjes së mediave, pasi u aludua se ajo dhe reperi Mozzik janë ndarë.

Fillimisht Mozzik nuk ishte i pranishëm në ditëlindjen e Loredanës dhe mungoi po ashtu një urim nga ana e tij. Së fundmi, dyshimet për prishjen e marrëdhënies mes tyre janë rritur sërish pasi Loredana nuk e uroi nënën e Mozzikut për ditëlindje.

Përveç kësaj dhe dy foto të postuara në Instastoryn e reperes po bëjnë bujë të madhe rreth ndarjes.

Loredana ka ndarë me ndjekësit e saj një foto ku shihet e shtrirë në kraharorin e një femre dhe ka shkruar:

‘Do të martohemi!’ Më pas ajo ka ndarë një foto tjetër, me po të njëjtën grua, të cilën e ka shoqëruar me ikonën e një zemre.