Në kuadër të Paktit për Universitetin, qeveria ka punuar për një plan ambicioz për modernizimin e gjithë infrastrukturës universitare. Kryeministri Edi Rama solli sot pamje nga puna në kantieret për rindërtimin e konvikteve në Vlorë e Korçë, një premtim ky i mbajtur ndaj studentëve.

“Mirëmëngjes dhe me pamjet nga puna në kantieret për rindërtimin e konvikteve në Vlorë e Korçë, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama. Falë “Paktit për Universitetin”, 600 milionë lekë investime shkuan për rikonstruksionin e konvikteve të studentëve. Aktualisht, janë rikonstruktuar pjesa më e madhe e konvikteve të studentëve në Shkodër, Tiranë, Elbasan, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër.

Pas përfundimit të investimeve në shumicën e godinave, tani secili kat ka dhomë leximi dhe kuzhinë. Izolimi i mureve, ngrohja qendrore dhe më shumë hapësirë në dhomat e studentëve janë disa nga punimet e realizuara të cilat u mundësojnë studentëve kushte të rehatshme dhe bashkëkohore për të jetuar dhe studiuar.