Oriola Marashi është ndër femrat më të komentuara në showbizin shqiptar.

Përveçse një modele mjaft e kërkuar në treg, Oriola njihet dhe si mikesha e ngushtë me Noizy-n, me të cilin ka premtuar se do të sjellë disa bashkëpunime muzikore.

Ajo është gjithmonë shumë provokuese në rrjetet sociale, ndërsa së fundmi ka nxjerrë një foto me gjoksin pothuajse zbuluar.

Ndër komentet e shumta, më pikanti ka qenë i velinës së “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella, e cila gjithashtu është duke marrë shumë vëmendje nga mediet rozë.

“Po ik o goc anena”- shkruan Kejvina.

“Hahaha ca e mil je”, ja kthen Oriola me përkëdheli, teksa komentet mes vajzave kanë sjellë më pas edhe reagimin e ndjekësve.j.j