Foto të rralla të njeriut më të gjatë në botë janë zbuluar së fundmi në Daily Mail.

Robert Wadlow ishte i gjatë plot 2.7 metra.

Pamjet që mendoheshin të humbura prej kohësh janë rishfaqur dhe tregojnë dallimin që Robert bënte nga të tjerët në fund të viteve ’30.

I lindur më 22 shkurt 1918, Robert Pershing Wadlow filloi të rritej shumë shpejt dhe nuk ndalej.

Në moshën 8-vjeçare ai ishte 1.80 metra.

Robert u diagnostikua me hiperplasi, hormoni i rritjes.

Pavarësisht përmasave të tij, prindërit e Robertit u përpoqën ta bënin jetën e tij sa më normale.

Robert u nda nga jeta në vitin 1940.j.j