Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa janë bërë prindër për herë të parë vitin e kaluar të djalit të tyre, Kajan.

Kajan është tashmë 1 vjeç dhe mami Ajola ndryshe nga muajt e parë kur u bë nënë, tashmë ka publikuar në rrjetet sociale më shumë foto të djalit të saj.

Së fundmi përmes disa fotove të postuara në rrjetet sociale ka treguar disa momente sesi ka nisur të lëvizisë.

Pamje mjaftë të ëmbla nga Kajani që Ajola i ka publikuar,krahas tyre shkruan: E hëna më gjeti kështu.

Në fakt këto të djalit të Veliajt tregojnë sesi ndihen shumica e njerëzve mëngjesin e së hënës, të lodhur dhe me sytë në gjumë.